TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mazhoranca socialiste nuk e përjashton emrin e Fatos Nanos si një kandidaturë e mundshme për President të ri të vendit.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri në një konferencë me gazetarët tha se asnjë figurë me kontribute qoftë dhe ish- politikanë nuk janë të përjashtuar.
Pyetje: Sa shanse ka që Fatos Nano të jetë kandidat i ardhur nga mazhoranca sa kohë s’është politikan aktiv e s’është pjesë e grupit parlamentar socialist?
Damian Gjiknuri: Këtu s’jam të komentoj emra të përveçëm. Të gjithë kanë shanse sipas asaj që thatë, e kemi thënë që kufizimet tona janë nuk kërkojmë të jetë nga grupi ynë parlamentar, por që ka figura me kontribute qoftë ish-politikanë të cilët natyrshëm mund të jenë kandidatë…
Identifikimi i emrave në këtë fazë do të ishte gabim e do të krijonte pritshmëri të rreme për publikun. Por asnjë nuk është i përjashtuar përfshi edhe emrin në fjalë patjetër.