TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Duhet qartësuar ky term, pavarësia financiare e Gjykatës Kushtetuese për rolin që ka kjo gjykatë për veprimet e kuvendit dhe qeverisë. Kjo i jep autoritetin e duhur Gjykatës Kushtetuese.
Për sa kohë është vënë me ligj duhet definuar qartë kush është autoriteti i Gjykatës Kushtetuese. ”
Kështu u shpreh deputeti Fatmir Mediu duke kërkuar të zbatohet pavarësia financiare e Gjykatës Kushtetuese.
Në komisionin për çështjet Ligjore, Mediu theksoi se duhet që kjo gjykatë të ketë autonominë e saj për të ardhur në standardet europiane.
Mediu deklaroi se “mungesa e saj prish rendin e funksionimit të shtetit. Besoj se duhet të biem dakord. Më shumë se të flasim për krijimin e dinjitetit duhet të arrijmë që këtë institucion ta sjellin në standardet europiane.
Nëse nuk i japim autoritet Gjykatës Kushtetuese nuk mund t’i japim asnjë institucioni tjetër.
Unë mendoj që duhet të mendojmë më shumë se kaq për ta sjellë gjykatën kushtetuese në nivelin që i takon”.