TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mungesa e avokatit ka bërë që Gjykatën e Lartë të mos shqyrtojë këtë të martë rekursin për lirimin me kusht të ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha, pesë vite më parë.
Gjatë seancës së anëtarët e gjykatës së Lartë vendosën qe të përsëriten njoftimet, por edhe të caktohet një tjetër avokat kryesisht.
Gjykata e Lartë në seancën e kaluar la edhe disa detyra ku kërkoi të merrte informacion nga prokuroria e Durrësit, nëse Berisha mbante kontakt me shërbimin e provës apo jo.
Pesë vite më parë, Lul Berisha fitoi lirinë me kusht pas garancisë së dhënë për punësimin e tij edhe nga Bashkia e Durrësit, ndërsa më herët vetë gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 23 nëntor në orën 09:30.