AKTUALITET, 3 Shkurt 2022, 21:48

Çfarë do të bëni nëse Basha merr më shumë vota se ju? Ja si përgjigjet Berisha

Çfarë do të bëni nëse Basha merr më shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Log” se cilat do të jenë veprimet e tij politike nëse Lulzim Basha do të marrë më shumë vota se ai në zgjedhjet e 6 marsit.

Pyetje: Çfarë do të bëni nëse Lulzim Basha merr më shumë votash se ju më 6 mars?

“Ti bën një pyetje që nuk mund të ndodhi. Është njësoj si të më pyesësh mua çfarë do të bëni ju nëse zoti Basha do të bëhet kryetari i Partisë Socialiste, nuk bëhet. Nuk e lejon Edi Rama, ai është pengu i tij po nuk ia lë vendin”, tha Berisha.

Gjithashtu gjatë intervistës Berisha u shpreh se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit nuk kanë konkurrencë me kandidatët e Bashës dhe do të mund të fitojnë në të gjitha bashkitë.

“Unë mendoj se ajo që më vjen keq shumë është që këta zotërinj pranojnë të jenë kandidatë të Lul Bravës dhe të mos i nënshtrohen primareve dhe votës së lirë. Pranojnë të jenë kandidatë të atij që do mbahet mënd për matematikën se 1900 janë 5004 delegatë. Të atij që kurrë në historinë e këtij vendi hodhi gaz ndaj atyre që e kishin mbështetur.

Ata të cilët investojnë si përfaqësues të Lul Bravës apo peng Bashës ata kanë probleme me veten e tyre.

Gara e Partisë Demokratike këtë vit është historike pasi çdo kandidat është produkt kryekëput i votës së lirë. Nuk ka ka asnjë diskutim që kandidatët që kanë dal me votën e lirë nuk kanë konkurrencë me kandidatët e Lul Bravës”, tha Berisha.