AKTUALITET, 3 Shkurt 2022, 21:45

Arjan Çani: Basha e ka gati alibinë nëse del i treti në zgjedhje!

Arjan Çani: Basha e ka gati alibinë nëse del i treti në
Arjan Çani në TPZ

Arjan Çani ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 mars. 

Çani tha se Lulzim Basha e ka gati alibinë për humbjen dhe do të përdorë bashkimin e LSI me Berishën, për të justifikuar humbjen. 

"Le të supozojmë që bëhen zgjedhje normale. Edhe sikur Berisha të dalë i dyti, pasi në këto zgjedhje sipas meje fiton Rama, përfshirë edhe Shkodrën. Lojë bëhet kush del i dyti dhe i treti. Por Basha e ka alibinë që tani.
Ai do thotë se Berisha doli i dyti se ka në krah LSI-në e Monikës. Pra ne nuk do të mund t’i kërkojmë llogari Lul Bashës sepse ai do të ketë të gjitha alibitë.

Berisha pa Monikën në këto zgjedhje nuk do futej dot. Në politikë vërtet mirënjohja është fjalë e huaj. Por ata që e kanë nuk i lë mbrapa historia. Berisha dhe ata që e ndjekin duhet t’ia dinë për nder LSI-së. Për mua, vendimi që ka marrë LSI për t’i dhënë bazën materiale dhe humane Berishës në këto zgjedhje", 
tha Çani.