AKTUALITET, 3 Shkurt 2022, 18:00

(VIDEO) Po bën xhiron e rrjetit/ Njihuni me heroin shqiptar, shpëtoi nga flakët 8-vjeçarin. Franca i refuzonte vazhdimisht lejen e qëndrimit

(VIDEO) Po bën xhiron e rrjetit/ Njihuni me heroin shqiptar, shpëtoi

Një i ri shqiptar është shndërruar në heroin e ditës në Francë teksa ka shpëtuar nga flakët një fëmijë 8-vjeçar.

Roland Aliu kreu një akt guximi, teksa shpëtoi nga flakët që po përpinin gjithçka në një banesë që shërbente si pavijon për fëmijët e vegjël, shkruajnë mediat franceze.

Banorët e rrethit të Trois Cités de Poitiers kanë falënderuar dhe përshëndetur aktin e guximshëm të shqiptarit Aliu, të cilit i është refuzuar vazhdimisht leja e qëndrimit nga shteti francez.