AKTUALITET, 3 Shkurt 2022, 21:34

“Nuk më shkarkon dot njeri mua”- Meta tregon pse nuk mori pjesë në seancën e Kushtetueses: S’ka të bëjë me fatin tim, por…

“Nuk më shkarkon dot njeri mua”- Meta tregon pse nuk mori

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i vendosur se nuk e shkarkon dot askush. Në një intervistë për emisionin “Frontline” në News24, Kreu i Shtetit shqiptar tregoi edhe arsyet se përse nuk mori pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, ky proces është i rëndësishëm, por jo për fatin e tij, por për një precedent për të ardhmen e vendit.

Kreu i Shtetit bëri të ditur se tek ky parlament jane vetem 40 deputetë që kanë shprehur vullnetin për ta shkarkuar dhe nga 9 anëtarët e Komisionit Hetimor sot eshte vetem nje deputet ne parlament.

Ai u shpreh se përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese do te publikohen me shkrim para qytetareve.

“Kjo nuk është mendoj një çështje kaq e rëndësishme sa Presidenti të shkojë personalisht në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti ka çuar çështje të ndryshme, ka vajtur edhe fizikisht për çështjen e Teatrit Kombëtar, për të parandaluar atë shkatërrim kriminal që ndodhi.

Këta vendosën të shkarkojnë Presidentin, nga Parlamenti atëherë tek ai aktual sa deputetë janë nga ata që kanë votuar për shkarkim? 40 deputetë kanë shprehur vullnetin e tyre për të shkarkuar Presidentin.

Nga 9 veta që kishte komisioni hetimor në atë kohë, tani është vetëm një deputet.

Presidenti ka kërkuar që kjo cështje të trajtohet sa më shpejt në Gjykatë Kushtetuese që në mandatin e kaluar.

Unë tani i jam drejtuar popullit shqiptar.

Gjykata Kushtetuese ka bërë 70 pyetje për Kuvendin dhe 72 për Presidentin. Ne do ta japim përgjigje me shkrim. Ky është një proces historik, sepse ka të bëjë me një precedent për të ardhmen dhe jo për fatin e Ilir Metës. Nuk më shkarkon dot njeri mua”- tha Presidenti.