TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një bandë e trafikut të drogës është goditur nga policia franceze, pas një hetimi i cili ka nisur në fillim të këtij viti.
Në pranga janë vënë katër persona, mes tyre tre shqiptarë të njohur në fushën e trafikut të drogës. Gjithashtu nga ky operacion janë sekuestruar 12 kg heroinë.
Drejtori i sigurisë Clermont-Ferrand ka bërë me dija se goditja e trafikut të drogës është një nga prioritetet kryesore dhe se policia do të vijojë të bëjë detyrën e saj për të parandaluar këtë fenomen.
Sakaq përveç drogës, policia franceze ka sekuestruar edhe bazën logjistike të trafikantëve të heorinës, një pistoletë, 3000 euro para të gatshme, pajisje për shitjen e drogës si dhe rreth 1.5 kg heroinë shtesë.