AKTUALITET, 3 Shkurt 2022, 21:14

Basha mbledh kryesinë/ Detaje për atë atë që po ndodh tani në selinë e PD

Basha mbledh kryesinë/ Detaje për atë atë që po ndodh

Lulzim Basha ka mbledhur sot në mbrëmje Kryesinë e PD.

Mësohet se në krye të rendit të ditës është miratimi i emrave të kandidatëve që do të garojnë për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Degët e PD-së në rrethe ku do të ketë zgjedhje kanë bërë propozimet e tyre, të cilat i kanë nisur drejt Tiranës.

Në Dibër demokratët kanë propozuar Luan Hakën; në Durrës Luan Hotin; në Lushnjë Indrit Sefën; në Shkodër Xhemal Bushatin, në Vorë Ymer Markun ndërsa në Rrogozhinë është kërkuar që të garojë Ferdinand Saraçi.

Miratimin përfundimtar e jep kryesia e PD-së. Në këtë garë demokratët, përveç rivalëve të PS-së do të kenë edhe kandidatët e nxjerrë nga Komisioni i Rithemelimit të ish-kryeministrit Berisha, që do të garojnë në emër të koalicionit "Shtëpia e Lirisë".