TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka kallëzuar në prokurori 21 punonjës policie përgjatë muajit janar.
Ky fakt është bërë i ditur përmes një raporti mujor të publikuar nga ky institucion. Po ashtu më raport thuhet se është kallëzuar penalisht dhe një efektiv i Gardës së Republikës, ndërsa 22 policët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Në raportin e publikuar në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut të SHÇBA thuhet se janë arrestuar katër efektivë.
Pas hekurave përfunduan dhe një punonjës i Gardës, si dhe 21 qytetarë, nga të cilët tetë në flagrancë, ndërsa në kërkim janë dy efektivë.
TË DHËNAT E RAPORTIT
169 ankesa të trajtuara;
-42 ankesa për Policinë Rrugore
-84 ankesa për efektivë të Rendit
-34 ankesa për efektivët e Hetimit të Krimit
-2 ankesa për strukturën e Shërbimeve Mbështetëse
-4 ankesë për strukturën e Burimeve Njerëzore
-3 ankesa për strukturën e Kufirit dhe Migracionit