TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Ferdinand Dervishi, ka folur për sulmin kibernetik të Iranit dhe nxjerrjen e informacioneve sensitive të Policisë së Shtetit.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Dervishi tha se Shqipëria rrezikohet nga hakmarrja e Iranit, pasi ne strehojmë muxhahedinët.
"Ne na janë dhënë disa sekrete të një vendi super të korruptuar, thonë ata. Iranianët duan të bëjmë këtë që po bëjmë ne, të mblidhemi të flasim. U intereson që këtu të bjerë një bombë e madhe. Problemi është, sekretet që po dalin, nuk janë të një vendi demokratik. Bëhet fjalë për një vend super të korruptuar. Është mirë që i kemi këto gjëra dhe na vijnë këto gjëra.
Këta njerëz nuk janë opozitë me shkresa, por opozitë deri në atentate. Kanë vrarë deri edhe shkencëtarë të palës tjetër. Tjetër gjë si u pozicionuan pro Amerikaës.
Ata atje brenda, kanë një numër shumë të madh njerëzish që bëjnë një luftë mediatike, kanë njerëz që punojnë dhe emetojnë lajme kundër qeverisë së Iranit pafund. U rrinë nga mbrapa gazetarëve shqiptare. Janë shumë aktivë.
Nuk e di se sa përmes territorit shqiptar, bëjnë edhe këtë betejë. Iranianëve mund t’ju duket si hakmarrje. Kush i lejon ata? Shteti shqiptar. Drutë i hamë edhe ne", tha Dervishi.
Gazetari foli gjithashtu për shifrat marramendëse që janë shpenzuar për ngritjen e sistemeve kompjuterike në Shqipëri, por gjithsesi sistemi ra.
"Shteti paguan para për të mirëmbajtur sistemin kompjuterik dhe këto para kohët e fundit kanë qenë në shifër maksimale, rreth 200 milionë euro.
Kjo shumë, nuk lëvrohet sipas specialistëve kaq shpejtë, pra në pak vite, në vende shumë të pasura si vendet nordike. Kjo është problemi", tha Dervishi.