TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama komenton 24 masat e sigurisë në mbledhjen e grupit të PS.
Rama: Mbase është e nevojshme të nënvizohet një fakt që kur kemi folur unë jam siguruar që së pari ju nuk jeni një person nën hetim. Ne nuk bëjmë dëgjesa me persona në hetim. Është mirë ta dinë të gjithë se para se ju të kandidoni për rektor i keni drejtuar një letër SPAK ku i keni kërkuar të sqarojë nëse ky kandidim do kishte ndonjë pengesë dhe përgjigja ka qenë për ju që mund të vazhdoni të kandidoni dhe e treta të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi shumë i madh në këtë rast nuk lidhet me faktet apo me fajësinë apo pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në kthesë historike dhe që e ka të ardhmen në partneritet strategjik në një prej universiteteve të vjetra të botës.
Gjëja e parë që më ka shkuar në mendje kam thënë cfarë do mendojnë partnerët austriakë, 24 masa sigurie. Një numër marramendës për një çështje që ka 2-3 vjet dhe që nuk ka asnjë flagrance, asnjë arsye për të krijuar këtë goditje për një institucion të arsimit të lartë. Aq më tepër që bëhet fjalë fonde të kërkimit shkencor ku nëse ka pasur abuzime, abuzuesit duhet të përgjigjen deri në fund. Këtë nuk e diskuton askush.
Pra, gjëja e parë që mua më ka shkuar në mend kur kam marrë këtë lajm, është se çfarë do të mendojnë partnerët austriakë kur ta dëgjojnë 24 veta masë sigurie, një numër marramendës për një çështje që ka dy apo tre vjet dhe që s’ka asnjë lloj flagrance, s’ka asnjë lloj arsyeje për të krijuar këtë goditje për një institucion të arsimit të lartë. Aq më tepër që bëhet fjalë për fonde të kërkimit shkencor, ku nëse ka pasuar abuzime, abuzuesit duhet të përgjigjen deri në fund, por 24 veta në masë sigurie. Kjo besoj është e mjaftueshme sa i përket asaj çfarë tha rektori dhe i gjithë shqetësimi është për të dhënë një mesazh për studentët e partnerët, ndërkohë që drejtësia do bëjë punën e vet, s’ka arsye për të bllokuar punën.