TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur në një aksident pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.
Një automjet ka përplasur shtetasin A. L., punonjës policie jashtë shërbimit, teksa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë bërë identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident dhe po punojnë për gjetjen e drejtuesit të tij. Grupi hetimor është angazhuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur detajet e saj.