TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më 15 qershor 2021 emisioni “Stop” në Tv Klan trajtoi përplasjen fizike e verbale në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës, ku nëna e një djali me spektrin e autizmit, F.R, u dhunua nga nëna e një fëmije tjetër, njëkohësisht mësuese në këtë shkollë, Valentina.K. Në atë kohë, agresorja u procedua penalisht.
Tre vjet më pas “Stop” takon sërish F.R. Gjykata e Durrësit e ka shpallur të pafajshme mësuesen pasi nuk ishte provuar dhuna. Por organi i akuzës dhe gjykata nuk kanë administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që drejtori i shkollës tha që i kanë institucionet kompetente.
Sot Fjoralba e kërkon drejtësinë në Gjykatën e Apelit. Nga ana tjetër arsimtarja nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka kallëzuar nënën e fëmijës për fyerje dhe shpifje dhe kërkon 4 milionë lekë dëmshpërblim.
Fjoralba është quajtur edhe hajdute, pasi mësuesja pretendon se i kanë vjedhur 700 mijë lekë në shkollë. Drejtori i shkollës në një regjistrim thotë se nga videoja që disponohet ai që ka marrë lekët është burrë.
Drejtori i shkollës: E para e punës, unë e kam akoma në telefonin tim surratin e atij, e ka dhe policia, s’ka dashur ta ndjekë se edhe mund ta kishte gjetur se ai njihet. Ai dilte nga klasa, duke futur shukën e lekëve në xhep. Të gjitha këto pamje i ka policia, s’ka dashur ta kapë./TV Klan