AKTUALITET, 25 Shkurt 2025, 18:36

Zgjedhjet e 11 majit/ Merret vendimi, procesi i identifikimit të zgjedhësve do të kryhet nga PEI

Zgjedhjet e 11 majit/ Merret vendimi, procesi i identifikimit të

Komisioni Rregullator në mbledhjen e ditës së sotme vendosi që në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025, procesi i identifikimit të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI) në të gjitha qendrat e votimit.

Pajisjet elektronike të identifikimit (PEI) janë përdorur në tri palë zgjedhje të përgjithshme dhe në disa zgjedhje të pjesshme.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të bëra publike nga ministri Brendshëm Ervin Hoxha në janar, të drejtën e votës e gëzojnë 3.721.116 shtetas. Ndër ta, 50,5% janë zgjedhës meshkuj dhe 49,5% janë femra.