AKTUALITET, 25 Shkurt 2025, 20:39

Pas konfliktit kanosi me armë zjarri 30-vjeçarin, shpallet në kërkim autori nga Shkodra

Pas konfliktit kanosi me armë zjarri 30-vjeçarin, shpallet në

Një person ka denoncuar në policinë e Shkodrës se është kanosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20. Sipas policisë 30-vjeçari ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë nga një 33-vjeçar.

Policia ka identifikuar 33-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.