AKTUALITET, 26 Shkurt 2025, 09:24

'Shkoj në çdo grup'/ SPAK lëshoi 24 masa sigurie, rektori i Bujqësorit në Grupin e PS: Nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar. Universiteti do të ringrihet

'Shkoj në çdo grup'/ SPAK lëshoi 24 masa sigurie,

Rektori i Universitetit të Bujqësorit, Fatbardh Sallaku, ka reaguar në Grupin Parlamentar të PS-së, lidhur me 24 masat e sigurisë të lëshuara me urdhër të SPAK për stafin dhe pedagogët e UBT-së.

Fatbardh Sallaku: Jam i gatshëm të shkoj në çdo grupim për ti sqaruar këto gjëra, do të doja shumë që të sqaronim dy pozicione

Unë nuk mbroj asnjë person  cili mund të ketë abuzuar, ia lëmë drejtësisë komplet të veprojë, shpresoj të jetë një proces sa më i ndershëm,

Nga ana tjetër, kam shumë besim që Universiteti Bujqësor jo vetëm do të ringrihet, sepse kemi pasur goxha sfida të tilla.