TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Marjana Sahitaj, 25-vjeç kishte vetëm disa ditë që ishte martuar dhe kishte festuar në një dasmë të organizuar me familjen dhe të afërm, përpara se të largohej për në Angli e për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj, në ditët e para të muajit shtator.
Por e reja, humbi jetën mëngjesin e 31 gushtit, pikërisht në oborrin e banesës së saj, kur një makinë, papritur përfundoi brenda shtëpisë private në Kombinat, pasi shoferi i droguar humbi kontrollin.
Detajet e rënda janë rrëfyer për mediat nga babai i 25-vjeçares Marjana Sahitaj.
Ai ka treguar momentet e tmerrit kur pa se një makinë kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij dhe në tokë e bija e tij e përplasur në gjendje të rëndë.
Babai i viktimës ka thënë se porta e kishte zënë vajzën sipër, e plagët e shkaktuara bënë që e reja të mos mbijetonte dot pavarësisht ndihmës së mjekëve në spital.
“Ka dalë goca nga shtëpia, sa ka dalë kemi dëgjuar krisma, goditje të forta. Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym. Makina ishte atje (në cepin e oborrit). Matanë makinës ishte porta e rënë. Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë. Poshtë portës ishte vajza e shtrirë. Me çunat kemi ngritur portën, tërhoqëm vajzën dhe e çuam në spital. Nuk pati fatin të shpëtonte”, është shprehur për mediat babai i vazjës.
Marjana ishte bërë gati dhe do të ikte në Angli, pranë bashkëshortit të saj.
“Në 11 shtator do të ikte. Dasmën e bëmë në 6 gusht. Çdo gjë shkoi mirë, në 11 do të shkonte te familja e re në Londër”, tha babai me lot në sy nga dhimbja.