AKTUALITET, 1 Maj 2023, 17:41

"E rregullove gojën ti?", Kukësi dhe Tropoja tallen me Majkon pasi postoi fotot e kanaleve të hapur dy javë para zgjedhjeve

"E rregullove gojën ti?", Kukësi dhe Tropoja tallen me
Majko dhe Gjici në Kukës

Asfalti dhe kanalet elektoralë janë hapur në shumicën e bashkive disa javë para zgjedhjeve të 14 majit për të treguar përkushtimin në shërbim të qytetarëve. 

Pandeli Majko, drejtues politik në qarkun e Kukësit, prej disa ditësh poston në rrjetet sociale foto të kanaleve të hapur në Kukës dhe Tropojë, në mbështetje të kandidatëve, Safet Gjici dhe Rexhë Byberi që kanë patur 4 vite kohë për të hapur dhe mbyllur kanalet, por i kanë lënë për dy javët e fundit, siç reagojnë me zemërim komentuesit në statuset e hedhura nga Majko. 

Njëri prej tyre e pyet Majkon nëse e ka rregulluar gojën, pyetje sarkastike për episodin e ndodhur 3 vite më parë, kur Majko deklaroi se nuk dënoi prishjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria dhe bashkia e Tiranës sepse kishte bërë ndërhyrje në dhëmballë.

"E rregullove gojën ti?", Kukësi dhe Tropoja tallen me

"E rregullove gojën ti?", Kukësi dhe Tropoja tallen me