TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se rritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga rritja e pagave do të përkthehet edhe në mbështetje për pensionistët.
Në një takim elektoral nga Librazhdi, Rama tha se vendi ka hyrë në një kthesë historike dhe rritja e pagave është historike.
“Kjo do të bëjë që paga mesatare nga 530 euro të shkojë në 900 euro në prill të vitit të ardhshëm. Ky është shembulli më kuptimplotë i këtij transformimi, ashtu sikundër do të shoqërohet me rritje pagash në sektorin privat.
Rama theksoi se, “po ashtu do të rriten kontributet për sigurimet shoqërore dhe do të kemi mundësi t’i mbështesim më mirë pensionistët, që e meritojnë më shumë se kushdo tjetër mbështetjen tonë”, theksoi kryeministri.