TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Demokrati Enkelejd Alibeaj, zhvilloi një takim në Mallakastër, në mbështetje të kandidatit të grupit të tij për kryetar bashkie, Agron Kapllanaj. Në fjalën e tij, Alibeaj vlerësoi figurën e Kapllanajt, si dhe u kërkoi demokratëve mbështetje.
“Ajo se çfarë është e rëndësishme për të gjithë ne është se sot ajo që dëgjuam nga Agron Kapllanaj, në fakt është ajo që secili nga ata njerëz, të cilët marrin përsipër që të përfaqësojnë pushtetin lokal, do të duhet të thonë ndaj qytetarëve që i kanë votuar dhe që do të mbështesin. E pra, ajo që ndodhi pak më parë nuk ishte gjë tjetër, por ishte një ndryshim i madh që mund ta sjellin vetëm demokratët, e mund ta sjellë Agron Kapllanaj”, tha Alibeaj.
Ai shtoi se; “Pas fitores, që mesa duket thuajse është e vendosur në 14 maj, zakonisht kryetari i bashkisë del dhe flet për projektet të cilat do të bëjë. Në fakt Agron Kapllanaj e bëri që sot. Sepse qeverisja në Mallakastër, qeverisja e demokratëve, qeverisja e Agronit ka qenë pikërisht kjo: dhënia e fjalës, dhënie e premtimit dhe mbajtja e saj ashtu siç ndodhi nga 2015-ta në 2019-ën. E pra, ne e kemi shembullin të gjithë se si mund dhe duhet të qeveriset nga ana e njerëzve të përgjegjshëm, nga ana e njerëzve të cilët e djersininë votën e tyre, nga ana e njerëzve të cilët kanë si synim kryesor jo aq shumë ngjyrimet politike, sesa interesin e qytetarëve të Mallakastrës dhe ky është rasti që Agroni e ka treguar në të shkuarën dhe jep garanci edhe për të ardhmen”.
Po ashtu, Alibeaj tha se, Kapllanaj do të mbajë premtimet e dhëna dhe më 15 majë do nisë t’i realizojë.
“Nuk po flas për të gjitha projektet që Agroni m’i ka lënë këtu. Është shumë mirë që juve të gjithë motra, vëllezër t’i mbani mend të gjitha ato projekte, ato premtime që Agron Kapllanaj tha këtu. Sepse pikërisht me këto premtime dhe me këtë fjalë të mbajtur duke filluar nga 15 maji, pas dy javësh, do të fillojë realizimi i këtyre premtimeve, të filloni të vlerësoni Agronin e të vlerësoni Partinë Demokratike për mënyrën e re që duhet dhe mund të qeverisë shqiptarët. Nga Mallakastra do të fillojë një epokë e re e mënyrës sesi mund të behet politikë dhe mund të qeveriset”, tha Alibeaj.