AKTUALITET, 1 Maj 2023, 16:06

“‘Të shqyen’ era e keqe e ujërave të zeza, fukarallëk i madh”, akuzon deputeti i PD: Bashkia Lushnjë po përdoret për fushatë!

“‘Të shqyen’ era e keqe e ujërave të zeza,

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka lëshuar akuza në drejtim të bashkisë së Lushnjës, që sipas tij po përdor çdo mjet për fushatë zgjedhore.

Korreshi tha se gjitha bashkia e Lushnjës dhe resurset e saj po përdoren në funksion të zgjedhjeve të 14 majit, dhe po bëhen investime ‘shkel e shko’.

Demokrati ndër të tjera tha se asnjë fermer lushnjar nuk ka përfituar nga fondet e bujqësisë, ndërsa shtoi se ky sektor po braktiset.

“Takimet janë intensifikuar, fushata ka hyrë në dy javët me intensive. Fukarallëk i madh. Është ngritur e gjithë bashkia në funksion të zgjedhjeve, hedhje çakulli, investime shkel e shko. Ujërat e zeza që pastrohen nga përroi i qytetit përhapen në periferitë e lagjeve. Në lagjen time kundërmon, të shqyen era e keqe. Lushnja kthehet prapë fshat sot. Largohet dhe prokuroria e qytetit, këtu tani si fshati më i madh i Fierit”, tha ai.