TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa sot është Dita Ndërkombëtarë e Punëtorëve, natyrshëm lind pyetja se sa respektohen kontratat e punës në vendin tonë. 1 Maji, i njohur ndryshe si dita në kujtim të martirizimit në sheshin “Haymarket”, lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.
Duke marrë shkas nga kjo datë, Eksperti i punësimit Erion Muça është shprehur se veç 5% e kompanive në Shqipëri respektojnë 100% kontratën e punës për punonjësit. Ai nënvizoi se në shumë kompani në vendin tonë e kanë kontratën e punës vetëm formalisht pasi nuk respektohet pjesa më e madhe e saj.
“5% e kompanive në Shqipëri, që respektojnë kontratën e punës 100%. Ka një tendencë për të punuar me organizatat ndërkombëtare me përfaqësi dhe filiale në Shqipëri, kjo sepse ata vijnë me një model ndërkombëtar të mënyrës se si i trajtojnë dhe vlerësojnë punonjësit. Sot jemi para një fakti, kërkesa më e par ë që duhet bërë është respektimi i kontratës së punës në 100% të saj. Kontrata ekziston formalisht dhe nuk respektohet pjesa më e madhe e saj”, -tha ai.