AKTUALITET, 1 Maj 2023, 15:20

Shqiptarin e tradhtoi frika, pas kontrollit, policia italiane i gjen kokainë në makinë

Shqiptarin e tradhtoi frika, pas kontrollit, policia italiane i gjen

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me kokainë. Arrestimi ka ndodhur pak ditë më parë, por lajmi është bërë i ditur sot. Mediat italiane raportojnë se 28-vjeçar u arrestua nga policia e Riminit, pas kontrolleve të ushtruara në makinën e tij. Pas pyetjes nëse kishte sende të jashtëligjshme në makinë, i riu shqiptar shfaqi shenja nervozizmi para policisë, të cilët më pas nisën kontrollin.

Gjatë kontrollit në makinën e shqiptarit u gjetën 8 pako me drogë, të cilat ishin paketuar mirë, ndërkohë që brenda tyre kishte kokainë. Po ashtu u sekuestruan dhe 480 €, që mendohet se kanë qenë lekë të mbledhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Tashmë shqiptari ndodhet në paraburgim, nën akuzën e shitjes së drogës.