AKTUALITET, 1 Maj 2023, 17:21

Takimi me mjekët në Dibër, Balluku jep lajmin: Shumë shpejt hapet tuneli i Murrizit, për 1 orë në Tiranë

Takimi me mjekët në Dibër, Balluku jep lajmin: Shumë shpejt

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se shumë shpejt do të hapet tuneli i Murrizit. Gjatë një takimi me mjekët në Dibër, Balluku shprehu mirënjohjen për punonjësit e shëndetësisë, që siç tha kanë zgjedhur të shërbejnë në vendin e tyre edhe pse mund të kenë pasur mundësi të largohet.

“Është një profesion që duhet të shpërblehet pasi ka lodhje, ju keni jetën e njerëzve në duar. Maji maj është vetëm fillimi i rritjes së pagave, pasi kjo reformë do vazhdojë”, tha Balluku.

Ministrja u shpreh se shumë shpejt me hapjen e këtij tuneli në Rrugën e Arbrit që do ta sjellë Dibrën shumë më afër Tiranës. “Për pak ditë hapet Plani i Bardhë dhe rrugën që sot e bëni për 2 orë do e bëni për 1 orë e 30 minuta. Për pak muaj do hapet tuneli i madh i Murrizit dhe ju nga Tirana do jeni për 1 orë e 10 minuta”, u shpreh zv/kryeministrja.