TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PL, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se vota e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit nuk do preket dhe se do të respektohet vullneti i tyre.
Meta tha se kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ po punojnë për t’i kthyer votën qytetarëve dhe se kanë hyrë në garë për të fituar, dhe vota e qytetarëve do të numërohet deri në fund.
“Në Korçë, projekti për termoizalimin jep zgjidhje fantastike, ul kostot e jetesës dhe shumë zgjidhje inovative. I bën nder Korçës dhe kudo, kandidatët tanë po shkëlqejnë me propozimet e tyre”.
Nuk ka numër, pasi në këtë garë të 61 kandidatët janë për të fituar, ne respektojmë vullnetin e qytetarëve. Ata meritojnë të respektohen, kandidatët po punojnë për t’i kthyer bashkinë qytetarëve. Kandidatët tanë nuk kanë rival. Bashkimi është shumë optimist, një triumf i opozitës së bashkuar. Një shumicë e padiskutueshme sa i takon fitores së kandidatëve tanë. Nuk kanë rival ata sepse rivalët nuk u dalin nëpër media dhe televizione.
KQZ caktoi gjysmën e komisionerëve, jo të gjithë. Ju tremb kjo gjë?
Asgjë, nuk na tremb. Histori që nuk ka asnjë vlerë, procesin e ka në dorë populli.
Procesin e ka marrë në dorë populli, jo vetëm që do votojë por dhe do të monitorojë, do të jemi të gjithë aty deri sa të numërohet vota e fundit. Ky proces i takon të kaluarës, kur Rama caktonte rezultatet, nuk do të preket asnjë votë.