TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, një shtetas nigerian është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se përmes mashtrimit i ka marrë një biznesmeni 25 mijë euro.
Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Sabastian Victor Negbenedor, nga Nigeria, me banim në Dublin të Irlandës me akuzën e mashtrimit kompjuterik. Sipas prokurorisë, më 20 tetor të vitit 2020 në policinë e Tiranës është paraqitur shtetasi Erges Baxha, që rezulton se importon detergjente kryesisht nga Italia.
Ai ka denoncuar se si ishte mashtruar nëpërmjet e-maileve teksa ka bërë një pagesë prej 25 mijë euro por në këmbim nuk ka marrë mallin e porositur. Gjatë aktivitetit të tij ndër vite ai komunikonte me palën italiane nëpërmjet e-mailit me qendër në Bolonja, ku dhe bënte transferta për mallin që merrte.
Por në muajin 7 gusht të vitit 2020, nëpërmjet një e-mail të mbërritur në adresën e tij i kërkohej të dërgonte shumën prej 25.000 euro në llogari të kompanisë po tashmë jo në Itali po në Gjermani, mesazh ky i dërguar nga nigeriani.