AKTUALITET, 9 Qershor 2023, 13:10

"Do të vras", Ambasada ruse i kërkon policisë shqiptare shoqërim me eskortë pas kërcënimeve

"Do të vras",  Ambasada ruse i kërkon policisë

Ambasada ruse në Tiranë i është drejtuar me një shkresë Policisë së Shtetit, ku i kërkon mbrojtje pas kërcënimeve që ka marrë në rrjetet sociale.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se në “Facebook-un” e ambasadës ruse kanë ardhur disa mesazhe kërcënuese, që vetë ambasada, nga kërkimet që ka bërë, thotë se autor është një shtetas nga Peja.

“Do të vras të gjithë ata që ndodhen brenda ambasadës,”- shkruan ai.

Për 10 ditë me radhë, ka pasur një shërbim policor për 24 për orë në ambasadë, por pasi u pa se nuk ka një kërcënim serioz, policia tashmë bën patrullim të herëpashershëm rreth ambasadës.

Po ashtu, shoqëron diplomatët, gjatë lëvizjeve të tyre jashtë godinës, që ndodhet në Mjull Bathore.