AKTUALITET, 9 Qershor 2023, 13:32

Vasilika Hysi kandidate për diplomate në OKB, Tomor Alizoti: Mos shkoni atje si ambasadore, PS po bëhet parti-shtet

Vasilika Hysi kandidate për diplomate në OKB, Tomor Alizoti: Mos

Ish-nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi, e propozuar për Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së OKB në Gjenevë, ka treguar objektivat e saj në Komisionin për Politikën e Jashtme, mes të cilave edhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Gjatë diskutimit, deputeti demokrat Tomor Alizoti i kërkoi të mos shkojë diplomate në OKB, por të qëndrojë në Shqipëri për të mbrojtur të drejtat e njeriut, pasi sipas tij, “PS po kthehet në parti-shtet”.

“Mendoj që nga ana morale do ishte shumë mirë që ju mos shkonit ambasadore në OKB por të rrini në Shqipëri, pasi vendi ynë ka më shumë nevojë. Meqë keni kërkuar të drejtat e njeriut kur ishte PD në pushtet, tani do ju bënte më të moralshme ti kërkonit edhe kur PS është në pushtet. Kjo shoqëri ka nevojë për teorinë kritike, të drejtat e njeriut dhe shanset e barabarta. Mesa po e shikoj situatën politike, PS po bëhet parti shtet, do ishte mirë që njerëzit me vlerë mos ti shijojnë punën për të drejtat e njeriut por të ishin në terren. Do ju mbante me virtyte të larta ky post”, tha Alizoti.

Gjatë fjalës së saj, Vasilika Hysi u shpreh se: Do të doja të shprehja mirënjohjen që më keni propozuar në këtë post. Asgjë nuk fillon me vajtjen tonë, nëse ne zgjidhemi si ambasadorë, dhe përfaqësues të shtetit shqiptar, pasi diplomacia shqiptare është në kulimin e saj në mënyrë se si po zhvillohet dhe ka një përvojë jashtëzakonisht të mirë.

Nëse marr besimin e institucioneve, periudha e shërbimit përkon me dy momentet të rëndësishme.

Shqipëria është shumë aktive për shkak të rolit që ka në Këshillin e sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe është përvojë e mirë, Kjo tregon se këtë përvojë të mirë duhet ta vazhdojmë për të qenë një vend anëtar në Këshillin e të drejtave të Njeriut.

Dhe e dyta, kemi kaluar përvojë të mirë me kryesimin e OSBE-së. Ishte periudhë e vështirë për shkak të COVID, por performuam mirë.

Ushtrimi i mandatit të ambasadorit do të fillojnë përpara se të bëhen zgjedhjet, detyra ime do të jetë të mbështes misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, që ka peshën kryesore të lobimit.

Shqipëria do të kontribuojë në mbështetjen e fushatës së lobuese për të arritur këtë sukses.