TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar 64-vjeçari që mbeti i plagosur sot në një aksident në Korçë.
Bëhet fjalë për Trifon Kordallin. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:15, në hyrje të fshatit Tren, Devoll ku 64 -vjeçari, banues në Bilisht duke drejtuar një motomjet tip "Yamaha" ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë mbeti i plagosur rëndë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.