AKTUALITET, 29 Shkurt 2024, 10:53

Varhely vendos “kusht”: Do të dyfishojmë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, por që të funksionojë duhet të respektoni rregullat e BE-së

Varhely vendos “kusht”: Do të dyfishojmë ekonomitë e

Komisioneri për zgjerim në BE, Olivér Várhelyi prezantoi planin e Unionit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij në Samitin e zhvilluar në Tiranë, ai u shpreh se vendeve të rajonit do t’i dyfishohen ekonomitë në 10 vitet e ardhshme.

Sipas tij, ky plan do të funksionojë vetëm nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të zbatojnë rregullat e Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se duhet të ecet përpara me reformat që vënë në zbatim planin, ndërsa theksoi se “në rast se ju pranoni të gjitha rregullat e BE mund të bëheni pjesë e tregut përpara se ju të bëheni shtet anëtar”.

“Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë dua të lëmë diçka pas, diçka serioze, diçka që të jetë e prekshme, diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm për zgjerimin.

Ky proces integrimi do të thotë që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE, që do të thotë se edhe BE duhet që të ofrojë të gjitha përfitimet që sjell anëtarësimi përpara se vendet tuaja të bëhen shtete anëtarë të BE. Pra kjo është ideja jonë dhe që sjellim me planin e rritjes.

Kemi besim që ju do të merrni përfitimet e këtij plani, i cili ka mundësi që të kontribuoje në dyfishimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Tashmë për planin e rritjes të gjitha vendet e rajonit e kanë marrë në dorë dhe duan pronësinë e këtij plani. Rajoni duhet të ecë përpara vetë me shpejtësi dhe kjo do të thotë që të arrihen rezultat në ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ky plan do të funksionojë nëse aplikon rregullat e BE, në rast se ju pranoni të gjitha këto rregulla dhe mund të bëheni pjesë e tregut përpara se ju të bëheni shtet anëtar”, tha komisioneri Varhely.