TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëdhënësi i fushatës së PD, Andi Mustafaj ka falënderuar të gjithë komisionerët e opozitës, që sipas tij mbajtën gjallë demokracinë në kushte të pabarabarta.
Në një deklaratë për mediat, Mustafaj paralajmëron ata që i quan hajdutë elektorale se janë filmuar dhe janë identifikuar, ndërsa do të konsiderohen si terroristë elektorale.
DEKLARATA
Partia Demokratike, duke falenderuar qytetarët që kanë votuar sot, pavarësisht presioneve të pafundme të patronazhistëve të Edi Rames ju bën thirrje të gjithë atyre që nuk kanë votuar ende, të dalin për të shprehur vullnetin e tyre të lirë.
Ne kërkojmë që cdo votë e mundur për ndryshimin dhe kundër stanjacionit 12 vjecar, të hidhet.
Ne falenderojmë votuesit, vëzhguesit, dhe komisionerët e opozitës që kanë mbajtur sot të gjallë demokracinë në kushte të pabarabarta.
Të gjithë ndërhyrësve, manipuluesve, kërcënuesve, hajdutëve elektoralë, u bëjmë me dije se jeni listuar, me pamje, emër dhe rekorde, si terroristë elektoralë.
Me besim te fitorja dhe ndryshimi: votoni, votoni, votoni!