AKTUALITET, 18 Gusht 2022, 19:31

Atentatet në vend, Meta: Policia mbledh vetëm gëzhoja, e mpirë për shkak të lidhjeve të politikës me krimin

Atentatet në vend, Meta: Policia mbledh vetëm gëzhoja, e

Kryetari i Partisë së Lirisë ,Ilir Meta, ka folur këtë të enjte në lidhje me situatën e sigurisë në vend. Gjatë një takimi të mbajtur me strukturat e PL-së në Elbasan, Meta theksoi se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur tre atentate me katër të vrarë, duke dëshmuar rënien e shtetit. Ai theksoi se policia jo se është e paaftë por se nuk funksionon për shkak të lidhjeve të politikës me krimin.

“Një qytet i njohur për qytetarinë është kthyer në qytet të demonstrimit të forcës dhunës dhe viktimave pafund. Kjo është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e kryeministrit si nxitës, të grupeve të të fortëve dhe nënshtrimit të shtetit.

Qytetarët kanë qenë shpesh dëshmitarë të tronditjeve të mëdha të rendit publik. Në 24 orë 3 atentate në Shqipëri. Në 8 muaj 40 e ca atentate dhjetëra të vrarë e të plagosur. Policia mbledh gëzhojat, jo se janë të paaftë, por se është e mpirë për shkak të lidhjes së politikës me krimin.

Këtu promovohen ata që nuk bëjnë detyrën dhe janë pjesë e rivaliteteve mes grupeve të tilla që trondisin vendin dhe Europën me mbështetjen që kanë nga shteti dhe lidhjet me jashtë", tha Meta.