AKTUALITET, 29 Mars 2025, 15:27

Dyshohet se u grabiste bizhuteritë grave në rrugë, arrestohet 32-vjeçari në Vorë

Dyshohet se u grabiste bizhuteritë grave në rrugë, arrestohet

Policia ka finalizuar operacionin “Mekanizmi”, duke arrestuar autorin e dyshuar të disa vjedhjeve me dhunë.

Një 32-vjeçar nga Fushë Kruja ka përfunduar në pranga, pasi gjatë muajit mars 2025 dyshohet se u kishte grabitur me dhunë varëset e floririt tre grave në Vorë dhe Kamëz.

Pas kallëzimeve të viktimave, Komisariati i Policisë Nr. 7 ndërmori një sërë veprimesh hetimore dhe operacionale, duke arritur të identifikojë dhe lokalizojë autorin e dyshuar, shtetasin F. C., 32 vjeç.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse 32-vjeçari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.