TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Catch”, duke arrestuar tre persona të shpallur në kërkim. Dy prej tyre ishin dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ndërsa një tjetër për moskallëzim krimi.
-Xh.GJ , 45 vjeç, banues në Elbasan, dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim (mbeten për t’u vuajtur 4 vjet e 7 muaj).
-F.B , 26 vjeç, banues në Cërrik, dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim (mbeten për t’u vuajtur 1 vit e 8 muaj).
-A.Ll, 33 vjeç, banues në Elbasan, dënuar me 6 muaj burg për moskallëzim të krimit.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.