TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur fronëzimin e Fort Lumturisë së tij Joani, si kryepeshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Duke folur për mediat jashtë Kishës Ortodokse në Tiranë, Berisha u shpreh se kjo është një ngjarje e madhe në historinë shpirtërore të këtij kombi.
“Ditë e madhe për besimtarët ortodoks shqiptarë, por për të gjithë besimtarët shqiptarë. Fronëzimi i Fort Lumturisë së tij Joani, si kryepeshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, është një ngjarje e madhe në historinë shpirtërore të këtij kombi.
Vazhdimi i traditës më të shkëlqyer të Fan Nolit, kryepeshkopit Janullatos dhe i uroj nga zemra, shumë e shumë vite të bekuara në dinjitet dhe sukses në udhëheqjen e Kishës”, tha Berisha.