AKTUALITET, 29 Mars 2025, 14:03

Aksident i trefishtë në Kamëz, makina përfundon mbi mjetet e tjera (Foto)

Aksident i trefishtë në Kamëz, makina përfundon mbi mjetet e

Një aksident i trefishtë ka ndodhur rreth orës 13:30 te kthesa e Valiasit, Kamëz, ku janë përfshirë tre automjete.

Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin dhe për të menaxhuar trafikun në zonë.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së automjeteve.