TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shpërthimi i lëndës plasëse në ambientin e jashtëm të një lokali në rrugën “Mustafa Gaxheri” në datën 25 mars është zbardhur nga policia.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari si autor i dyshuar i ngjarjes, i cili është me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm.
Bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin Renato Mneri, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes si dhe biçikleta që 47-vjeçari përdori për t’u larguar. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.