AKTUALITET, 29 Mars 2025, 13:46

SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli dhe prindërve të tyre, revoltohet Xhovana: Shtet ordiner! Po ushtrojnë presion psikologjik

Ditën e djeshme SPAK lëshoi urdhër kontrolli për banesën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli.

Motrave Nikolli, të cilat kanë lidhje me personazhe të botës së krimit, iu vendos tritol në derën e banesës ku jetonin me qira në Elbasan në orët e para të mëngjesit të 14 Korrik, ku humbi jetën tragjikisht komshiu i tyre 29-vjeçari, Enea Themollari.

Dje Xhovana përmes një ‘insta story’ në Instagram shprehet e revoltuar se pse SPAK ka sekuestruar sende private pa një urdhër gjykate. Ajo shprehet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e prindërve të saj.

“Nuk e di domethënë por të vijnë kontroll në shtëpi të shkatërrohet banesa… të ushtrohet presion dhe të sekuestrohen sende private pa urdhër gjykatës vec kyt shtet ordiner kam parë. Përvec kësah të ikin te shtëpia e prindërve që s’kanë lidhje t’i sekuestrohen telefoni i nanës dhe babës pa likë lidhje… Mundësisht t’u shkue në SPAK pothuajse çdo ditë duke u pyetur e duke ushtru presion psikologjik m’bi mua”, shkruan ajo.

SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli dhe prindërve të

Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, i arrestuar në gusht të 2023 në Vlorë si vrasës me pagesë.

Ndërsa e motra e saj, Alda Nikolli krijoi një romancë me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani, teksa ky i fundit ndodhej në qeli.