AKTUALITET, 6 Qershor 2022, 14:15

Ardi Daullxhiu ndahet nga jeta pas një ataku kardiak

Ardi Daullxhiu ndahet nga jeta pas një ataku kardiak
Ardi Daullxhiu

Ndahet nga jeta Ardi Daullxhiu, një personazh i njohur për publikun shqiptar pas thirrjeve të tij të vazhdueshme, përmes mediave dhe rrjeteve sociale për një strehë.

Televizioni MCN raporton se Daullxhiu ka ndërruar jetë sot, në spitalin e Durrësit, pas një ataku kardiak.

Daullxhiu është shfaqur fillimisht në emisionin e Arjan Çanit, Zonë e Lirë, ku kërkonte leje për shtesë në banesën e tij modeste në Durrës.