TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat kanë zbuluar foton e ekzekutorit 27-vjeçar që dyshohet se vrau biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin një javë më parë.
Bëhet fjalë për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i cili ishte pjesë e ekipit me 6 persona që organizuan vrasjen e Nikulajt.
Vrasësi i dyshuar ka hyrë në territorin shqiptar më datë 11 shkurt 2023 dhe është larguar në mbrëmjen e 19 prillit 2023. Për më shumë se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për të njohur zonën.
Sa i takon personave të tjerë, policia thotë se Edmond Haxhia është porositësi dhe financuesi i gjithë operacionit të vrasjes së biznesmenit, ndërsa shtetasit britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman kanë ndihmuar për të kryer vrasjen.