TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i Arlen Hasanajt, biznesmeni i arrestuar si i dyshuari për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të FSHF-së Armand Duka ka mohuar që klienti i tij të ketë gisht në këtë ngjarje.
Duke folur për mediat pas seancës gjyqësore që e la në burg 34-vjeçarin, avokati ka akuzuar Prokurorinë dhe gjykatën që “i janë nështruar një interesi, që të kenë një person që po ndiqet formalisht për këtë cështje”.
“Duan për ta pasur brenda si duket kanë interesa që dalin përtej interesave ligjore duke mos ushtruar një ndjekje ligjore mbi parimin e barazisë së palëve duke mbrojtur lirinë dhe interesat e shtetasve.
Ne themi ja prova shkencore që provojnë alibinë, organi i iakuzës në kushet që ka kundërshti që del autori ka qenë në orën 22:00 pranë një qendre tregtare hedh idenë që kjo mund të jetë kryer në bashkëpunim, mund të kenë qenë dy autorë, dhe ky e ka lënë atë andej se nga ka kaluar, pra në dyshime të pa provuara dhe kur nuk sjell asnjë provë
ka një interes që për fat të keq organi i akuzës dhe gjykata i janë nështruar këtij interesi, që të kenë një person që po ndiqet formalisht për këtë çështje”.
Duke folur per shenjat e djegies ne duart e te riut, per te cilat prokuroria pret pergjigjen e mjekut ligjor, avokati tha:
“Pretendojnë që nga kamerat autori është me doreeza, dhe këta kanë marrë mjekun ligjor që atë natë, që ndëkrohë mjeku s’mund të bëjë kqyrje në zyrat e komisariateve të policisë por bën vetëm pranë mjekësisë ligjore, ku ta thërrasin atje personin në se ka dyshime për atë që pretendojnë se ka gjurmë s’ka gjurmë djegie fare, është dëmtim i shkaktuar me dicka tjetër”.