AKTUALITET, 28 Tetor 2024, 14:08

Dy vajza tentojnë vetëvrasjen në Korçë dhe Burrel, përfundojnë në spital

Dy vajza tentojnë vetëvrasjen në Korçë dhe Burrel,

Dy vajza tentojnë vetëvrasje gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Rasti i parë është regjistruar në Korçë. Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, pasi shtetasja J. K., 33 vjeçe, banuese në Korçë, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në banesë.

Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, pasi një shtetase 15 vjeçe, banuese në Burrel, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në ambientet e një hoteli. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.