TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Togat e zeza kanë pushuar çështjen ndaj deputetit demokrat Bledion Nallbati, për një incident që ndodhi muaj më parë në Kuvendin e Shqipërisë, kur ai tentoi të qëllonte me grusht kolegun socialist Vullnet Sinaj.
Pas pyetjes së dy deputetëve që u përfshin në incident dhe vlerësimit nga prokurori, është vendosur që SPAK t'i drejtohej Gjykatës së Posaçme me kërkesën për pushimin e çështjes.
Kërkesa është pranuar dhe çështja ndaj Bledion Nallbatit është pushuar. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS që depozitoi kallëzim penal në SPAK për Bledion Nallbatin dhe sipas shortit, në krye të dosjes u caktua prokurori Elvin Gogaj.
Ai nisi menjëherë hetimet, duke sekuestruar pamjet e kamerave filmike brenda sallës së seancave plenare, administroi provat e paraqitura në dosjes, si dhe pyeti dy deputetët Bledion Nallbati e Vullnet Sinaj, por siç duket ka vendosur që të pushojë çështjen.