AKTUALITET, 28 Tetor 2024, 12:40

Komisioni Antikorrupsion/ Xhafaj: Shtyllat e reformës në drejtësi të panegociueshme! Kuvendi duhet të kryejë kontrollin, duhet vlerësuar procesi

Komisioni Antikorrupsion/ Xhafaj: Shtyllat e reformës në drejtësi

Fatmir Xhafaj foli sot në një konferencë për mediat lidhur me fazën e parë të punës për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion.

Xhafaj tha se Komisioni Anti-Korrupsion do të jetë i përqendruar në 3 fusha: mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit.

Gjatë fjalës së tij Xhafaj tha se shtyllat e reformës në drejtësi të miratuara më 2016 janë të panegociushme, duke theksuar se Kuvendi duhet të kryejë kontrolle dhe të vlerësojë procesin.

Xhafaj: Krenar që kemi iniciuar, hartuar e zbatuar reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi domosdoshmëri për të garantuar një sistem drejtësie të pavaraura. Shtyllat e reformës në drejtësi të miratuara në 2016 janë për ne të panegociushme…Kuvendi ka të domosdoshëm të kryejë atë që quhet kontrolli postlegjislativ, është e nevojshme që të vlerësohet ky proces.

Dua të bëj me dije se komisioni i posaçëm ka një faqe internet për të bërë transarencën e plotë të punës. Përveç se arkiv digjitale edhe platformë për përfshirjen e publikut të interesuar.  Antikorrupsioni  do të jetë faqe në internet për transparencë.

I bëj thirrje të gjitha grupeve të intersit që lidhen me objektin e punës të këtij komisioni të përfshihen në këtë proces për thellimin e reformave në këto 3 fusha: mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit duke dhënë vlerësimet dhe kontributet e tyre që të ndihmojnë në procesin ligjbërës që do të pasojë më pas.