TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga arresti shtëpiak ku ndodhet për aferën “Partizani”, në konferencën e tij të radhës para gazetarëve, mori sot në mbrojtje Ilir Metën, i arrestuar për tre vepra penale dhe Monika Kryemadhin, me detyrim paraqitjeje nga GJKKO, teksa sulmoi kryeministrin Edi Rama për takimin me shpenzime luksi në SHBA me Diasporën, sikurse akuzoi edhe kreun e SPAK, Altin Dumani, duke e cilësuar si “më kriminel nga Nuredini”.
Madje ai i bëri apel BE-së dhe partnereve nderkombetare, pra perfshire dhe SHBA, që të mos e mbështeste më këtë drejtësi dhe gjithashtu që të “angazhohet Komisioni i Venecias për rishqyrtimin tërësor të këtij sistemi”.
Berisha foli edhe për protestën e ditës së nesërme (29 Nëntor), ku konfirmoi se do të vijontë mosbindja civile në të gjithë vendin ndaj kësaj qeverie dhe “Ramës si armiku më i madh i shqiptarëve”.
Ish kryeministri u shpreh se “në atë protestë shqiptarët do luftojmë për interesat më jetike të çdo qytetari shqiptar kundër një regjimi të urryer shqiptar. Mosbindja civile për dinjitetin e çdo qytetari shqiptar”.
“Drejtësia e re është një drejtësi e munguar për qytetarët shqiptarë. Është një degë ekzekutivi për narkoshtetin shqiptar. Ndaj PD i bën thirrje Parlamentit Europian, Komisionit Europian, vendeve partnere të heqin dorë nga çdo mbështetje e kësaj drejtësie të kriminalizuar, të kontrolluar në çdo qelizë të saj nga kreu i narkoshtetit Edi Rama dhe regjimi i tij.
Të angazhojnë Komisionin e Venecias për një rishqyrtim tërësor të këtij sistemi, në mënyrë që shqiptarëve t’u rikthehet e drejta themelore e një procesi ligjor të drejtë dhe drejtësia të nxirret nga kthetrat e politikës dhe të shndërrohet në një sistem të varur nga ligji”, tha Berisha ndër të tjera.