AKTUALITET, 28 Tetor 2024, 13:33

“Krenar për shqiptarët e Greqisë”, Rama publikon datën dhe vendin e takimit me diasporën në Selanik

“Krenar për shqiptarët e Greqisë”, Rama publikon

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në 3 nëntor një takim me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”.

Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën, ndërsa vjen pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale njoftimin për këtë takim, i cili do të organizohet të dielën e 3 nëntorit, në orën 11:00, në Selanik.

“Krenar për shqiptarët e Greqisë. Krenar për Shqipërinë”, tha Rama.

“Krenar për shqiptarët e Greqisë”, Rama publikon

“Krenar për shqiptarët e Greqisë”, Rama publikon