AKTUALITET, 28 Tetor 2024, 11:23

"Më 4 nëntor..."/ Përfundon mbledhja e grupit të PS, porositë që u dhanë për deputetët! Zbulohen datat kur Rama do jetë në Selanik e Londër!

"Më 4 nëntor..."/ Përfundon mbledhja e grupit të

Përfundon mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, ndërsa mësohet se Niko Peleshi nuk do të japë prononcim për mediat.

Diskutimet janë fokusuar kryesisht tek kalendari i punimeve, ndërkohë që deputetëve u është kërkuar të marrin pjese në çdo komision dhe seancë plenare, duke qenë aktiv.

Nga kryetari i grupit është kërkuar gjithashtu që deputetët të vijojnë komunikimin me pensionistët.

Më 4 nëntor fillon diskutimi për buxhetin 2025, më 18 Nëntor propozohet në konferencë kryetarësh, 2 Dhjetor për votim në Parlament në tërësi (në parim).

Ndërkohë do të vijohet edhe me turin e diasporës, më 3 Nëntor në Selanik dhe më 24 Nëntor në Londër.