TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasditen e kësaj të hëne ( 28 tetor) ora 17:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë për të zhvilluar seancën e radhës plenare.
Në njoftimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë rendi i ditës është si më posht:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. (Neni 40/1, Rregullore e Kuvendit) Diskutime – jo më shumë se 4 orë.
Nderkohe qe PD do të mbledhë sot në orën 15:00 në seli grupin parlamentar, ku do të merren vendimet mbi atë që do të ndodhë sot në seancë.
Muajt e fundit seancat në Kuvendin e Shqipërisë janë zhvilluar në kushte jo normale për shkak të protestës dhe mosbindjes civile të PD-së, e cila kërkon me ngul vendosje të qeverisë teknike.
Për këtë arsye edhe sot mund të ketë tensione në parlament. Kujtojmë se nesër 29 tetot PD organizon protestë në rang ndërkombëtar, ku do të bllokojë rrugët kryesore të vendit.