TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtëna me armë zjarri u raportuan sonte në lagjen Xhabie në Shkodër, ku disa persona kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me armë.
Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje. Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në trotuar në një prej rrugëve kryesore të Shkodrës. Palët e përfshira kanë qëlluar duke rrezikuar edhe kalimtarë të tjera. Dyshohet se njëra palë që ka qëlluar është larguarme Range Rover, ndërsa banorët kanë mbetur të tronditur.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 08.07.2023, në lagjen “Xhabie”, Shkodër, dyshohet se shtetasi N. M., duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit N. M.
Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor.